Minatorët e Artanës në grevë, nuk i morën rrogat e janarit

Minatorët e Artanës në grevë, nuk i morën rrogat e janarit

Aktuale February 27, 2021 - 19:37

Javën që po vjen do të bëhet koha kur do të duhej të dilnin pagat e shkurtit, ndërkohë minatorët e Minierës së Artanës nuk i kanë marrë as ato të janarit.

Për këtë, minatorët e Artanës kanë hyrë në grevë që nga e mërkura.

Ata kanë thënë se deri të hënën do të qëndrojnë në grevë, ndërkohë që nga java që po vjen do të marrin masa të tjera.

"Deshta t'ju tregoj se ne në Minierën Artanë jemi në grevë prej të mërkures dhe prej të hanes që vjen kismet do të ketë masa të tjera", ka thënë një minator për "Jepi zë".

Ndryshe, as minatorët e Minierës në Stan Tërg nuk i kanë punët më mirë. Para disa ditësh, ata protestuan duke kërkuar pagat.