Shtohen pacientët që kërkojnë ndihmë nga Klinika e Pulmologjisë

Shtohen pacientët që kërkojnë ndihmë nga Klinika e Pulmologjisë

Aktuale February 26, 2021 - 23:29

Në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë momentalisht janë të shtrirë 72 pacientë, prej të cilëve 56 janë të kyçur me oksigjen.

Mjeku kujdestar nga kjo klinikë, Vllaznim Luzha, u shpreh se gjendja e pacientëve është kryesisht stabile, përveç katër rasteve që janë pak më rëndë.

Ai për Klan Kosova deklaroi se gjatë 5-6 ditëve të fundit po vërehet një fluks më i madh i pacientëve, që tregon se është shtuar numri i atyre që kërkojnë ndihmë nga specialistët e pulmologjisë.

Megjithatë, Luzha u shpreh I kënaqur me çështjen e furnizimit me barna, duke thënë se të gjitha barnat që në listën esenciale, gjenden në barnatoren e klinikës.