Çka po paralajmëron Avdullah Hoti me këtë foto me Kujtim Shalën?!

Çka po paralajmëron Avdullah Hoti me këtë foto me Kujtim Shalën?!

Aktuale February 26, 2021 - 23:21

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shala.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka shkruar ai sipër fotografisë së publikuar në Facebook.

Ky postim vije pak para zgjedhjeve për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë të mbajtur dje, ka thënë se në atë takim është diskutuar për caktimin e Kuvendit të ri zgjedhor.

Në një adresim për medie, Abrashi ka thënë se Kuvendi ku do të zgjidhet kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mbahet më 14 mars.

“Në takimin e sotëm është caktuar një datë për ta thirrur Kuvendin për kryetarin e ri të LDK-së. Është diskutuar edhe për trupat tjerë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Më 14 mars, synojmë ta mbajmë këtë mbledhje”, është shprehur ai.