20 pacientë humbin jetën nga koronavirusi në Shqipëri

20 pacientë humbin jetën nga koronavirusi në Shqipëri

Aktuale February 26, 2021 - 18:29

Këtë të premte në Shqipëri janë regjistruar 916 raste të reja ndërsa 20 pacientë të moshave 56-76 vjeç kanë humbur jetën në përballje me COVID-19

Shqipëria që prej fillimit të pandemisë numëron 1,756 viktima nga koronavirus. Shqetësues mbetet dhe numri i rasteve aktive, pasi i kalon 35 mijë persona.

Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar./Zëri