Hoxhaj takohet me ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Hoxhaj takohet me ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Aktuale February 26, 2021 - 17:39

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin kanë diskutuar për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit dhe procesin e formimit te institucioneve të reja.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave demokratike në Kosovë, e mbi të gjitha do ta mbikëqyrë realizimin e premtimeve të qeverisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ndër të tjera, Hoxhaj ka theksuar që Kosovës i duhet mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në planin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, si dhe çështjet e sigurisë, sundimit të ligjit e arsimit./Zëri