Haradinaj për Adem Demaçin: Na e mësove rrugën deri te liria

Haradinaj për Adem Demaçin: Na e mësove rrugën deri te liria

Aktuale February 26, 2021 - 16:46

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar ditëlindjen e të ndjerit, veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se kur të tjerët u ndalën, Demaçi vazhdoi dhe i mësoi të tjerët rrugën deri te liria.

“Kur të tjerët u ndalën, ti e vazhdove. Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, ti e kërkoje të drejtën e plotë të shqiptarëve. Na e mësove rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë nga liria jote. Urime ditëlindja baci Adem!”, ka shkruar ai./Zëri