8 të vdekur dhe 554 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

8 të vdekur dhe 554 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Aktuale February 26, 2021 - 16:35

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3,477 teste, ndërsa janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19.

Regjistrohen tetë viktima, ndërsa 210 pacientë të shëruar nga koronavirusi

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 101.762, numri i pacientëve të shëruar është 90.895, numri i të vdekurve është 3.119, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.748 persona./Zëri