Rinumërohen 377 vendvotime, nga 552 gjithsej

Rinumërohen 377 vendvotime, nga 552 gjithsej

Aktuale February 26, 2021 - 15:10

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i 552 vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri tani janë numëruar 377 vendvotime.

Sipas planifikimeve, ky institucion pritet që të shtunën në mbrëmje ta përfundojë rinumërimin e këtyre vendvotimeve dhe t’i hapë rrugë numërimit të votave me kusht dhe votave të diasporës. /Zëri