Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Specialja e fton ish-deputetin e PDK-së, Gani Kocin

Specialja e fton ish-deputetin e PDK-së, Gani Kocin

Aktuale February 25, 2021 - 17:43

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim ish-deputetin e PDK-së dhe ish-pjetarin e UÇK-së, Gani Gocin.

Koci ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për tu paraqitur në Hagë, me 18 mars 2021, transmeton Zeri.info.

Koci është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Te nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë, Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së dretjtë të Ushtrisë Çlirimtare”, ka bërë të ditur Koci përmes rrjeteve sociale./Zëri