Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Më 14 mars LDK-ja zgjedh kryetarin e ri

Më 14 mars LDK-ja zgjedh kryetarin e ri

Aktuale February 25, 2021 - 17:30

Sot është mbledhur Kryesia e LDK-së, në të cilën është diskutuar për kuvendin zgjedhor pas dorëheqjes së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas mbledhjes së kryesisë, anëtari i LDK-së, Arban Abrashi ka bërë të ditur se më 14 mars pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor ku do të zgjedhet kryetari i ri i partisë, transmeton Zeri.info.

"Takimi ka qenë rreth përgatitjeve të Kuvendit zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së.Data orientuese është 14 mars kur parashihet të mbahet Kuvendi zgjedhor për kryetarin ose kryetaren e re të LDK-së”, ka thënë Abrashi pas mbledhjes së Kryesisë./Zëri