Abbot takohet me Mustafën, tregon për çka biseduan

Abbot takohet me Mustafën, tregon për çka biseduan

Aktuale February 25, 2021 - 16:52

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar sot Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Abbott në LDK është pritur nga kryetari në dorëheqje, Isa Mustafa dhe nënkryetari Lutfi Haziri, me të cilët tha se ka diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve dhe prespektiven e ardhshme të LDK-së.

“Këtë pasdite takova Isa Mustafën dhe Lufti Hazirin. Ne diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivën e ardhshme të LDK-së”, ka shkruar shkurt Abbott pas takimit.

Ndryshe, LDK-ja sot ka thirrur mbledhjen e Kryesisë ku pritet të caktohet data e zgjedhjeve të brendshme të partisë ku edhe do të zgjedhet kryetari i ri./Zëri