Reagon Osmani, kërkon të gjenden dorasit dhe porositësit e sulmit ndaj Duriqit

Reagon Osmani, kërkon të gjenden dorasit dhe porositësit e sulmit ndaj Duriqit

Aktuale February 25, 2021 - 15:59

Për sulmin fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi ka reaguar edhe kryeredaktori i gazetës “Zëri”, Agon Osmani.

Ai ka kërkuar nga organet përgjegjëse që sa më parë të identifikohen sulmuesit dhe urdhërdhënësit për sulmin ndaj Duriqit.

Osmani ka thënë se kjo ngjarje nuk mund ta zmbrapsë as Duriqin dhe asnjë gazetar tjetër në rrugën drejt informimit profesional.

“Besoj dhe jam i bindur se Visarit kjo ngjarje, sado e dhimbshme fizikisht, nuk do t’i lërë shenja në profesionalizëm. Uroj që organet përgjegjëse t’i gjejnë sa më parë dorasit e edhe porositësin/it e tyre dhe ta kuptojnë ata një herë e mirë se me këso veprimesh nuk fiton askush dhe humbësit me të mëdhenj do të mbesin vetëm ata!”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”. /Zëri