Von Cramoni distancohet nga Lajçaku: Nuk do ta përdorja një hartë të tillë ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë

Von Cramoni distancohet nga Lajçaku: Nuk do ta përdorja një hartë të tillë ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë

Aktuale February 25, 2021 - 15:46

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur rreth hartës në zyrën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ku shihet Kosova si pjesë e Serbisë.

Von Cramoni në një replikë në rrjetin social “Twitter” ka thënë se nuk do ta përdorte një hartë të tillë.

“Jo e dobishme, nuk do ta përdorja një hartë të tillë, por kjo natyrisht nuk është zyra ime”, ka shkruar Cramoni.

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për mediumin “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë - Serbi. Prapavija nga ku e jep këtë intervistë nuk dihet nëse është zyra e tij ose ndonjë ambient në Bruksel, megjithatë krahas flamurit të BE-së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. /Zëri