Ambasadori gjerman takohet me Mustafën, bisedojnë edhe për formimin e qeverisë dhe presidentin

Ambasadori gjerman takohet me Mustafën, bisedojnë edhe për formimin e qeverisë dhe presidentin

Aktuale February 25, 2021 - 15:30

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar sot me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Besian Mustafa.

Rohde ka thënë se me Mustafën ka biseduar për situatën pas zgjedhjeve të 14 shkurtit për formimin e qeverisë, duke nënvizuar nevojën për të pasur një opozitë të gjallë dhe konstruktive.

“Sapo kam pasur një bisedë shumë të përzemërt me zëdhënësin e LDK-së, ministrin në detyrë të Bujqësisë, Besian Mustafa. Ne diskutuam për situatën pas zgjedhjeve dhe pikëpamjet e tij rreth kursit të ardhshëm të LDK-së. Në lidhje me vendimet e ardhshme (formimi i qeverisë / vota e presidentit) unë nënvizova nevojën për të pasur një opozitë të gjallë dhe konstruktive”, ka shkruar Rohde në “Twitter” pas takimit. /Zëri