Gazmend Muhaxheri tregon se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Gazmend Muhaxheri tregon se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Aktuale February 25, 2021 - 15:20

Një prej nënkryetarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, në një prononcim për Express ka treguar se nuk planifikon që të kandidojë për pozitën e kryetarit të partisë, tashmë kur po bëhen organizimet e fundit për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor prej ku do të dal shefi i ri i partisë pas dorëheqjes së Isa Mustafës si rezultat i 14 shkurtit.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:30 ku do të bëhen diskutimet dhe përgatitjet për organizimin e Kuvendit zgjedhor prej ku do të dalin me shef të ri të partisë.

Deri tani, ambicie për të udhëhequr me LDK-në pas debaklit të 14 shkurtit ka shprehur Anton Quni. Lutfi Haziri e ka lënë pezull çështjen e kandiditmit, derisa Gazmend Muhaxheri thotë se nuk do të kandidojë.

“Jo nuk do të kandidojë”, u shpreh shkurtimisht Muhaxheri.

Zgjedhjet e brendshme në LDK vijnë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku për herë të parë në histori që nga themelimi, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ka rënë në vetëm 100 mijë vota.

Si rezultat i kësaj, Isa Mustafa ka vendosur të japë dorëheqje, i cili në disa reagime të mëvonshme ka deklaruar se nuk e kupton se pse elektorati e ka ndëshkuar partinë e tij.

Deri tani, si emra të mundshëm për të udhëhequr me LDK-në janë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri e Kujtim Shala.