Nis ndërtimi i qendrës për autizëm dhe sindromës Down në Prishtinë

Nis ndërtimi i qendrës për autizëm dhe sindromës Down në Prishtinë

Aktuale February 25, 2021 - 15:17

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është duke u ndërtuar qendra për autizëm dhe sindromën Down dhe, siç thotë ai, do të jetë e gatshme shumë shpejt.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se kjo qendër është bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës, TIKA dhe shoqatat e autizmit e sindromës Down.

Sipas tij, kjo do të jetë qendra e parë dhe e vetme e këtij lloji në Kosovë.

“Qendra për autizëm dhe sindromën Down po ndërtohet me shpejtësi të madhe. Qendra e bashkëfinancuar nga Komuna jonë, TIKA, si dhe shoqatat Autizmi dhe sindroma Down do të jetë qendra e parë dhe e vetme e këtij lloji në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti. /Zëri