“Hundën e dhëmbët të thyer”, gazetari Visar Duriqi flet pas sulmit

“Hundën e dhëmbët të thyer”, gazetari Visar Duriqi flet pas sulmit

Aktuale February 25, 2021 - 10:06

Tre persona e kanë sulmuar fizikisht mbrëmë gazetarin e Insajderit, Visar Duriqin.

Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga persona ende të panjohur, që e kishin pritur gazetarin Duriqi para hyrjes së banesës së tij.

Gazetari Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.

Gazeta “Express” e ka kontaktuar Duriqin, i cili ka bërë të ditur se ka marrë trajtim mjekësor, pasi i ka dhëmbët dhe hundën të thyer si pasojë e sulmit.

Gjithashtu, i njëjti ka thënë se ka disa dëmtime edhe në trup.