Në mesin e të arrestuarve të sotëm është edhe një anëtar i PDK-së

Në mesin e të arrestuarve të sotëm është edhe një anëtar i PDK-së

Aktuale February 24, 2021 - 14:30

Në aksionin e sotëm të policisë është arrestuar edhe Sadat Shkodra, punonjësi i Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë.

Shkodra është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe është pjesë e nëndegës së PDK-së në “Lagjen e Spitalit 3”.

Ai madje kishte votuar edhe në një proces të brendshëm zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës.

I njëjti dhe 12 të arrestuarit e tjerë nga policia dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare brenda Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë në të gjitha zyrat e ABZH-së në nivel vendi. /ekonomiaonline