Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Historianët e Deçanit: Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste dhe antikushtetuese në Kosovë

Historianët e Deçanit: Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste dhe antikushtetuese në Kosovë

Aktuale February 23, 2021 - 23:17

Lidhja e historianëve të Kosovës “Ali Hadri” - Dega në Deçan dënon ashpër sjelljen e Listës Serbe dhe përfaqësuesve të saj në Kosovë.

Përmes një postimi në "Facebook", Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” kanë thënë se Lista serbe ka sulmuar rëndë Kushtetutën e Kosovës.

Sipas kësaj tyre, Lista Serbe ka përkrahur iniciativa fiktive në zgjedhjet e fundit në Kosovë, dhe siç thonë nga Lidhja e Historianëve, me këtë akt ata kanë bërë precedent të rrezikshëm për institucionet dhe demokracinë e vendit.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve që të shpallin të pavlefshme votat për iniciativat fiktive serbe e të komuniteteve të tjera.

"Që këndej, ne ju bëjmë thirrje gjitha autoriteteve ligjvënëse në Kosovë që të shpallin të pavlefshme votat për iniciativat fiktive serbe e të komuniteteve të tjera. Assesi nuk duhet lejuar që të sfidohen kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, për interesat e ngushta të Listës serb, grup i cili nuk është asgjë me shumë së sa një organizatë terroriste dhe anti shqiptare", thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, bënë thirrje që Lista serbe të shpallet organizatë terroriste dhe anti kushtetuese në Kosovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se është e gatshëm të përkrah çdo iniciativë që do të dërgoj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ta shpallur antikushtetuese Listën Serbe. /Zëri