Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
 Osmani: Presim që certifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë

Osmani: Presim që certifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë

Aktuale February 23, 2021 - 20:22

U.d. e presidentes Vjosa Osmani ka thënë se përgjatë ditëve në vijim prioritet do të jetë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët.

“Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) si dhe atë të Bashkimit Evropian. Në të gjitha këto takime, është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim. Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë. Përgjatë viteve në vijim, prioritetet tona të do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ajo po ashtu theksoi se pret që certifkimi i rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit të ndodhë sa më shpejtë.

“Presim që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë”, ka shkruar ajo. /Zëri