
Regjistrohen 78 raste të reja me COVID-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë
Aktuale
February 23, 2021 - 10:12
Sipas të dhënave të fundit, në zonat serbe në Kosovë janë regjistruar 78 raste të reja me COVID-19, ndërsa 26 persona kanë dalë nga izolimi, njoftoi Shtabi i Krizave i Komunës së Mitrovicës Veriore.
Aktualisht në zonat me shumicë serbe në Kosovë janë 416 raste aktive.
Që nga fillimi i epidemisë 14.664 njerëz janë testuar në zonat serbe në Kosovë, nga të cilët 4.196 janë konfirmuar me COVID-19 dhe 107 kanë vdekur. /Zëri