
Ambasadori italian dënon sulmin ndaj djalit të Rashiqit
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar pas sulmit që iu bë djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.
Orlando e ka dënuar sulmin ndaj të riut që u rrah të hënën nga rreth 30 persona në Llapnasellë të Graçanicës.
“I bashkohem dënimit të parezervuar të agresionit të motivuar politikisht kundër të birit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Orlando në “Twitter”.
I join the unreserved condemnation of the politically motivated aggression against the son of the Leader of the Progressive Democratic Party, Nenad Rashic, an attack on democracy itself. Violence must be firmly rejected by all & punished by the appropriate institutions.
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 23, 2021
ë pic.twitter.com/gUV4ou5FkD
Në anën tjetër, Policia ka konfirmuar rastin që ka ndodhur të hënën rreth orës 10:30.
“Shkolla ‘Miladin Mitiq’, 22.02.2021 – 10:30. Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri