
Falsifikohet testi për COVID-19, Prokuroria nis hetimet
Aktuale
February 23, 2021 - 08:42
Një punëtore e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka raportuar në Polici një dokument të falsifikuar, që ishte test për COVID-19.
Policia ka raportuar se ankuesja femër kosovare, e punësuar në IKSHPK dhe në një laborator privat, ka raportuar se ka hasur ne një dokument, të cilin e prezanton e dyshuara femër kosovare (testi për COVID-19), për të cilin dyshon se ka ndërhyrje dhe është falsifikuar.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri