Serbi i quan shqiptarët terroristë dhe kërcënon Kurtin: Do t’ia vë flakën tërë familjes tënde

Serbi i quan shqiptarët terroristë dhe kërcënon Kurtin: Do t’ia vë flakën tërë familjes tënde

Aktuale February 23, 2021 - 08:30

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kërcënuar përmes llogarisë në “Twitter”, ndërsa ka bërë një reagim, ku dënon sulmin ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.

Ndërsa Kurti shkruan dhe kërkon që të ndiqen dorasit e këtij incidenti, në një replikë një serb i shkruan se Nenad Rashiq është i njëjtë me Listën Serbe.

Tutje, ai prezanton veten si “serbë të rinj”, ku më pas dhe duke i quajtur shqiptarët terroristë i drejtohet Kurtit se “do t’ia vë flakën tërë familjes tënde”.

“Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj serbë, që do t’jua sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’ia vë flakën tërë familjes tënde”, shprehet drejt Albin Kurtit një person që mban llogarinë me emrin Ivica Kostiq.

Image

Ky kërcënim vjen pasi Kurti dënoi si vijon sulmin brutal ndaj Nikolla Rashiqit, njofton “Klan Kosova”.

“Unë dënoj ashpër sulmin e sotëm brutal ndaj 18-vjeçarit Nikolla Rashiq, djali i kreut të Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq.

Ky është një sulm ndaj qytetarëve tanë e lirisë së tyre dhe ata që e organizuan atë duhet të ndiqen dhe të sillen para drejtësisë.