Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Osmani dënon sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit: Qëllimi është që të frikësohen qytetarët serbë

Osmani dënon sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit: Qëllimi është që të frikësohen qytetarët serbë

Aktuale February 22, 2021 - 20:55

U.d. e presidentes, së vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq duke e cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

“Ftoj organet e rendit që sa më shpejtë t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj.

Po ashtu ajo ka bërë thirrje që të hetohet rasti i djegies së veturës së deputetit Mefail Bajqinovci, rast ky të cilin “Zëri” kishte raportuar prej vendit të ngjarjes nga fillimi.

“Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, theksoi ajo. /Zëri