Zemaj: Nga mbi 2300 testime, 301 të infektuar në 24 orët e fundit në vend

Zemaj: Nga mbi 2300 testime, 301 të infektuar në 24 orët e fundit në vend

Aktuale January 27, 2021 - 15:00

Nga 2325 testime të realizuara për COVID-19 në 24 orët e fundit në vend, 301 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Përmes një postimi në "Facebook", Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë shëndetin e njëri-tjetrit dhe shëndetin publik, sepse ngarkesat në spitale janë rrezik i shtuar.

“Sot kemi numrin më të madh të testimeve, 2325. Nga këto mostra, 301 kanë rezultuar pozitivë, me normë pozitiviteti 12,9%. Kërkoj nga secili që ta ruajë shëndetin e njëri-tjetrit dhe shëndetin publik, sepse ngarkesat në spitale janë rrezik i shtuar edhe për profesionistët për të ofruar përkujdesje, edhe për pacientët dhe familjet të cilat presin përkujdesje cilësore shëndetësore. U bëj ftesë të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë rekomandimet për luftimin e COVID-19. Bashkë ia dalim! Barte maskën! Ruaje distancën!", ka shkruar Zemaj në “Facebook”. /Zëri