Hoti takon sindikalistët, zotohet se do të paguhet angazhimi shtesë dhe rrezikshmëria

Hoti takon sindikalistët, zotohet se do të paguhet angazhimi shtesë dhe rrezikshmëria

Aktuale January 27, 2021 - 12:52

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, të Shërbimit Korrektues, të punonjësve socialë, të Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatës së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve.

Gjatë këtij takimi sindikalistët paraqiten një varg kërkesash bashkë me shqetësimin e tyre se qasja e institucioneve nuk ka qenë e barabartë për secilin sektor, duke theksuar se ata po ndihen të anashkaluar dhe të diskriminuar.

Hoti shprehu gatishmërinë që t’i trajtojë të gjitha kërkesat veç e veç dhe të shikohen se cilat janë mundësitë buxhetore për përmbushjen e tyre.

Ai u zotua para përfaqësuesve të sindikatave se Qeveria në detyrë do të paguajë të gjithë sektorët ku ka pasur angazhim shtesë dhe rrezikshmëri në punë, për shkak të pandemisë COVID -19.

"Kryeministri theksoi se shumica e kërkesave të sindikalistëve do të gjejnë zgjidhje me Ligjin e Pagave, i cili ka qenë i gatshëm për debat publik qysh në tetor, por janë shtyrë procedurat për shkak të pandemisë COVID-19", thuhet në njoftimin e dërguar për media. /Zëri