Hoti: Shqiptarët më së miri i kujtojnë dhe bashkëndiejnë vuajtjet e popullit hebraik

Hoti: Shqiptarët më së miri i kujtojnë dhe bashkëndiejnë vuajtjet e popullit hebraik

Aktuale January 27, 2021 - 12:43

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se populli shqiptar më së miri i kujton dhe i bashkëndien vuajtjet e popullit hebraik.

Ai pas bërjes së homazheve tek obelisku, përballë Kuvendit të Kosovës, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, është shprehur se ndihet krenar që komuniteti herbarik gjeti strehë në Shqipëri e Kosovë gjatë periudhës më të errët të tyre në Luftën e Dytë Botërore.

“Populli shqiptar është populli që më së miri e kupton dhe bashkëndien me vuajtjet e popullit hebraik. Jam krenar që si popull gjatë periudhës më të vështirë të Luftës së Dytë Botërore kanë gjetur strehim shume pjesëtarë të këtij komuniteti, kanë gjetur strehim në Kosovë dhe në Shqipëri”, ka thënë Hoti./EO