Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Ahmeti jep arsyen e mosekzekutimit të ndihmave për të prekurit me COVID dhe për bizneset

Ahmeti jep arsyen e mosekzekutimit të ndihmave për të prekurit me COVID dhe për bizneset

Aktuale January 27, 2021 - 12:40

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Komuna ka vazhduar me çdo pagesë sipas zotimeve që janë dhënë për të prekurit për COVID-19, grantet për biznese e ndihmat bujqësore.

Sipas Ahmetit, pagesat ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, por sipas legjislacionit në fuqi niveli qendror e ka mbyllur Thesarin në fund të dhjetorit dhe ende nuk është rihapur.

Ahmeti bëri të ditur se në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen nga Komuna sipas ligjit në fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit. /Zëri