Hoti uron Blinkenin: Kosova, e përkushtuar të punojë nga afër me ju

Hoti uron Blinkenin: Kosova, e përkushtuar të punojë nga afër me ju

Aktuale January 27, 2021 - 11:40

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka uruar sekretarin e ri të shtetit amerikan, Antony Blinkenin.

Në një postim në "Twitter", Hoti theksoi se Kosova është e përkushtuar që të punojë më afër me sekretarin Blinken për të forcuar aleancën mes dy shteteve.

"Urimet më të ngrohta në konfirmimin tuaj si sekretar i shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë nga afër me ju për të forcuar aleancën mes dy shteteve tona", ka shkruar Hoti në "Twitter".

Senati i Shteteve të Bashkuara votoi të martën dhe konfirmoi Antony Blinkenin për postin e sekretarit të ri Shtetit. Pro emërimit të tij në këtë detyrë votuan 78 senatorë, ndërsa 22 votuan kundër. /Zëri