LVV-ja paralajmëron ankesë në Supreme pas vendimit për moscertifikim të listës së saj zgjedhore

LVV-ja paralajmëron ankesë në Supreme pas vendimit për moscertifikim të listës së saj zgjedhore

Aktuale January 26, 2021 - 16:38

Pas vendimit të PZAP-it kundër ankesave të disa prej subjekteve politike lidhur me moscertifikimin e listave zgjedhore për shkak të kandidatëve që kanë probleme me ligjin, zyrtari ligjor i LVV-së, Blerim Sallahu, ka thënë se do të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Sallahu theksoi se LVV-ja nuk do të ndalet.

“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Rreth një orë më parë, PZAP-i publikoi vendimin e saj lidhur me ankesat e subjekteve politike.

Vendimi i PZAP-it vjen pasi LVV-ja dhe parti të tjera ishin ankuar për moscertifikim të disa propozimeve të tyre për kandidatë për deputetë, në këtë mes edhe për liderin e LVV-së, Albin Kurti. /Zëri