KQZ-ja pas vendimit të PZAP-it: Do të presim nëse ka ankesa në Supreme

KQZ-ja pas vendimit të PZAP-it: Do të presim nëse ka ankesa në Supreme

Aktuale January 26, 2021 - 16:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka pranuar vendimin e PZAP-it pas ankesave të partive politike për moscertifikim të listave zgjedhore të disa partive për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se PZAP-i ka vërtetuar vendimin e tyre për moscertifikim të këtyre listave, transmeton Zeri.info.

“KQZ ka pranuar vendimet nga PZAP-i përmes të cilave vërtetohen vendimet e KQZ-sw, gjithashtu ju njoftoj se KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it. Do të presim pasi në fund të këtyre vendimeve ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë Elzi.

I pyetur se cilët kandidatë nuk mund të kandidojnë për shkak të moscertifikimit, Elezi ka thënë se gjatë ditës PZAP-i do t’i publikojë vendimet me përmbajtjen e tyre./Zëri