Prishtinës i shtohen edhe 110 raste të reja me koronavirus

Prishtinës i shtohen edhe 110 raste të reja me koronavirus

Aktuale January 26, 2021 - 15:05

Sot në Kosovë janë shënuar pesë viktima dhe 288 raste të reja me COVID-19.

Sipas raportit nga IKSHPK-ja, vetëm në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 110 raste të reja, transmeton “Zeri.info”.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Podujevë 27 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Deçan 17 raste, Gjilan 15 raste, Suharekë 13 raste, Ferizaj 11 raste, Klinë 7 raste, Lipjan 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Prizren 3 raste, Istog 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat; Drenas, Graçanicë, Han i Elezit, Junik, Kaçanik, Obiliq dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, i cili ka përsëritur apelin për respektim të masave, siç janë: vendosja e maskës, mbajtja e higjienës dhe respektimi i distancës. /Zëri