Dëmtohen urat në Drenas si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës

Dëmtohen urat në Drenas si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës

Aktuale January 26, 2021 - 13:53

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe të borës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona.

Komuna e Drenasit njofton se si pasojë e kësaj gjendjeje ura e dëmtuar në lagjen “Avdyli” në Dobroshec është bërë e pakalueshme.

Po ashtu, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë vendin këto ditë, në vazhdimësi po dëmtohen urat.

Ekipet përkatëse emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

"Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se pas rënies së nivelit të ujit në bashkëpunim me akterë të tjerë do të merret me sanimin e gjendjes që banorët të mos kenë vështirësi në qarkullimin e tyre. Njoftojmë qytetarët se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompania po kujdeset për pastrimin e tyre", thuhet në njoftim. /Zëri