Babë e djalë nga Lipjani vdesin nga COVID-19 brenda pak ditësh

Babë e djalë nga Lipjani vdesin nga COVID-19 brenda pak ditësh

Aktuale January 25, 2021 - 17:30

Një 29-vjeçar është viktima më e re në moshë që sot është regjistruar nga COVID-19 në Kosovë, ndërsa babai i tij kishte vdekur vetëm katër ditë më parë, po ashtu i prekur nga virusi, raporton Zeri.info.

Lajmin për vdekjen e dy familjarëve nga Lipjani e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i komunës, Diamant Bytyqi.

“Para disa dite ka vdekur babai, sot ka vdek djali 29-vjeçar, i cili ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe në Kosovë sot janë regjistruar 10 viktima dhe 311 raste të reja me koronavirus./Zëri