Në Gjilan nis testimi PCR për COVID-19 nga IKSHPK-ja

Në Gjilan nis testimi PCR për COVID-19 nga IKSHPK-ja

Aktuale January 25, 2021 - 11:56

Qytetarët e Gjilanit tani do të kenë mundësi të testohen në Qendrën Rajonale të IKSHPK-së në këtë komunë, e cila është funksionalizuar sot.

Pajisja për teste PCR tashmë është vënë në funksion dhe qytetarët e këtij rajoni mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat e tjera për teste, ka thënë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili gjithashtu tregoi se projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale ka kushtuar 1.752.210 euro.

“Nga sot testet PCR mund të kryhen edhe në Qendrën Rajonale të IKSHPK-së në Gjilan, kështu vijon decentralizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke u afruar edhe më pranë qytetarëve. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR në të gjashtë qendrat rajonale të IKSHPK-së. Kështu mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie”, ka thënë ministri Zemaj. /Zëri

 

Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale...

Posted by Armend Zemaj on Monday, January 25, 2021