PDK-ja gjobitet me 2000 euro për mosrespektim të masave anti-COVID

PDK-ja gjobitet me 2000 euro për mosrespektim të masave anti-COVID

Aktuale January 25, 2021 - 11:18

Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur për shkak se nuk ka respektuar masat anti-COVID në një tubim publik në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik është obligim për të gjithë”, ka shkruar Tahiri, ku ka publikuar edhe gjobën që ka marrë PDK-ja.

Deri tani Komuna e Prishtinës është e vetmja që po shqipton gjoba për tubimet e partive politike në kundërshtim të masave anti-COVID, derisa partitë po shihen në çdo komunë duke mbledhur qytetarë para fushatës zgjedhore. /Zëri

 

Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë.

Posted by Adonis Tahiri on Monday, January 25, 2021