Limaj: Pas zgjedhjeve Nisma do të jetë zë i fuqishëm i UÇK-së

Limaj: Pas zgjedhjeve Nisma do të jetë zë i fuqishëm i UÇK-së

Aktuale January 24, 2021 - 22:23

Kryetari i Nismës Socialdemokrate është takuar sot me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Drenasit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Limaj njoftoi se në këtë takim biseduan për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Bashkë me vëllain e zërit të UÇK-së, bacës Jakup, njëherit kandidatin tonë për deputet në Kuvend të Kosovës, Avdyl Krasniqin, takuam bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetësit tanë socialdemokrat, në Komoran të Drenasit.Bashkëbiseduam për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe për rëndësinë e bashkimit të njerëzve me vullnet të mirë rreth projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, krah të cilit janë rreshtuar fuqishëm miqtë tanë bashkëluftëtarë në Komoran, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës sonë të lavdishme dhe qytetarë të shumtë anekënd Kosovës”, shkruan Limaj.

Sipas Limajt, Nisma Socialdemokrate pas zgjedhjeve të parakohshme do të jetë “një zë i fuqishëm i UÇK-së.

“Pas 14 shkurtit, NISMA Socialdemokrate me përfaqësuesit tanë në Parlament do të jenë një zë i fuqishëm i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të angazhuar e përkushtuar maksimalisht për të mos lejuar askënd të shkatërroj përpjekjet ndër vite të një populli të tërë për liri e vlera kombëtare”, shkruan Limaj./Zëri

 

Bashkë me vëllain e zërit të UÇK-së, bacës Jakup, njëherit kandidatin tonë për deputet në Kuvend të Kosovës, Avdyl...

Posted by Fatmir Limaj on Sunday, January 24, 2021