Një kosovar rezulton pozitiv me variantin e ri të koronavirusit

Një kosovar rezulton pozitiv me variantin e ri të koronavirusit

Aktuale January 24, 2021 - 21:58

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka njoftuar se Qeveria e tij do të rishikojë vendimet për shtrëngimin e masave për shkak të mundësisë së përhapjes së variantit të ri të koronavirusit edhe në Slloveni.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie ne Lubjanë, Jansha njoftoi se është indentifikuar një shtetas kosovar me banim në Slloveni me llojin e ri të koronavirusit, pasi ishte kthyer nga Belgjika, shkruan N1, transmeton “Zeri.info”.

Autoritetet sllovene njoftuan se kosovari kishte treguar një test negativ për të hyrë në Slloveni edhe pse e kishte edhe rezultatin pozitiv. Momentalisht njoftohet se personi është në izolim dhe po kontrollohen edhe personat me të cilët kishte pasur kontakt.

Kryeministri slloven theksoi se po rishikohen qindra mostra të sllovenëve që kishin rezultuar pozitivë ditëve të fundit për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për llojin e koronavirusit anglez. /Zëri