Hoti prezanton vizionin e LDK-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

Hoti prezanton vizionin e LDK-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

Aktuale January 24, 2021 - 18:43

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka preznatuar “vizionin për shtet” të kësaj partie.

Hoti, përmes një videoje, përmbledhi punën e Qeverisë së tij gjatë qeverisjes dhe vizionin e tyre në të ardhmen.

Kryeministri në detyrë ka vlerësuar të suksesshëm mnaxhimin e Qeverisë Hoti procese të ndryshme në të cilat është ndodhur vendi.

“Me ekipin tim, kemi menaxhuar me sukses procese që kanë sfiduar shtetet më të zhvilluara të botës. Edhe pse me resurse të pakta shëndetësore, radhitemi ndër vendet që kemi menaxhuar më së miri pandeminë. Duke ndihmuar qytetarët dhe bizneset, kemi arritur të përgjysomojmë efektin negativ të pandemisë në ekonomi”, deklaroi Hoti.

Kryeministri në detyrë ka theksuar se qeveria e tij ka kthyer vendin në kursin e integrimit të natyrshëm euro-atlantik.

“Sot vajzat dhe djemtë tanë, po bëhen pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqësore – një ëndërr 30 vjeçare e bërë realitet. Kemi nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, që e kthen shtetin tonë në nyje gjeo-politike. Kemi avancuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian në një nivel tjetër”, deklaroi Hoti në prezantimin e vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoti theksoi se angazhimi i qeverisë së tij paszgjedhjeve do të jetë në forcimin euro-atlantik të vendit e mirëqenien e qytetarëve.

“Tash jemi para një sfide të re. Ne e dimë çfarë duhet të bëjmë – forcimin dhe integrimin euro-atlantik të shtetit, mirëqenien e qyetatrëve dhe sundimin e ligjit. Unë angazhohem çdo ditë për të vendosur normalitet në jetët tona, sepse normalitetti sjell zhvillim”, theksoi Hoti.

Në këtë prezantim, Hoti u shpreh i bindur se është i vendosur në thellim të miqësive dhe “jo për selektim të miqve dhe izolim të shtetit”.

“Shteti për neve është i shenjtë. SHTETI është SHTET dhe duhet të ruhet”, ka përfunduar Hoti./Zëri