Holandezi mahnitet me policët e Kosovës: Ndaluan trafikun dhe ndihmuan një të moshuar ta kalonte rrugën

Holandezi mahnitet me policët e Kosovës: Ndaluan trafikun dhe ndihmuan një të moshuar ta kalonte rrugën

Aktuale January 24, 2021 - 15:41

Holandezi Stefen Van Dijk, po qëndron në Kosovë.

Ai është mahnitur me sjelljen e policëve të Kosovës, të cilët mbrëmë e kishin ndaluar të gjithë trafikun dhe i kishin ndihmuar një personit të moshuar dhe të sëmurë që ta kalonte rrugën.

“Natën e kaluar, tre oficerë policorë kanë ndaluar të gjithë trafikun vetëm që të ndihmonin një burrë të moshuar e të sëmurë që të kalonte rrugën. Pas kësaj ata ndaluan çdo taksi për të parë nëse dikush prej tyre mund ta dërgonte këtë njeri në shtëpi. Mirësia e Kosovës”.

Holandezi njihet si mik i Kosovës, duke përkrahur vendin tonë në fushata të ndryshme.