Specialja refuzon kërkesën për lirimin e Veselit nga paraburgimi

Specialja refuzon kërkesën për lirimin e Veselit nga paraburgimi

Aktuale January 23, 2021 - 15:43

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën për lirim nga paraburgimi ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Kërkesa për lirim ka ardhur nga avokati i Veselit, Ben Emmerson i cili kishte kërkuar që klienti i tij të lirohet përkohësisht nga paraburgimi.

Mirëpo, vendimin për refuzimin e kërkesës e ka marrë gjykatësi Nicolas Guillou.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte dërguar Gjykatës dokumente me argumente duke kërkuar që Veseli të mos lirohej me arsyen se ekziston “një rrezik i vazhdueshëm për arratisjes që vetëm do të rritet nëse Veseli merr vesh të gjithë provat kundër tij”.

Image