Hoti për 2.1 milionëshin e vjedhur: Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjurmuar dhe bllokuar

Hoti për 2.1 milionëshin e vjedhur: Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjurmuar dhe bllokuar

Aktuale January 22, 2021 - 08:22

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth vjedhjes së 2.1 milionë eurove ndërsa ai ishte nën udhëheqjen e qeverisë tashmë në detyrë.

Në “Rubikon” të “Klan Kosovës” Hoti ka deklaruar se pjesa më e madhe e mjeteve të vjedhura janë gjurmuar dhe janë bllokuar, njofton “Klan Kosova”.

“Javëve të fundit kemi pasur edhe vjedhje të shumta të bankave, bankomateve. Krimi është mjaft i përhapur, nuk besoj që duhet ta interpretojmë në këtë frymë këtë rast”. Ka ndodhur një rast i krimit të organizuar, në Thesarin e Shtetit dhe unë pres rezultatet t’i shohim së shpejti. Nuk më takon mua, as nuk mundem, por as nuk i di plotësisht ato që po bëhen në proces të hetimit. Unë pres që të shohim rezultatet”.

Ku janë sot paratë e vjedhura nga Thesari i Shtetit? A i është kthyer ndonjë pjesë buxhetit të shtetit?

“Është çështje e Prokurorisë, nuk më lejohet dhe nuk i di. Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjurmuar dhe bllokuar”.

A do të kthehet ajo pjesë?

“Sigurisht, janë të bllokuara”, deklaroi Hoti, njofton “Klan Kosova”.