5 mijë e 411 raste aktive me koronavirus në vend

5 mijë e 411 raste aktive me koronavirus në vend

Aktuale January 22, 2021 - 08:08

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 296 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 1569 mostra të testuara.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe shtatë raste të vdekjeve.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 202 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411. /Zëri