Moti për sot dhe nesër, i vranët dhe me reshje shiu

Moti për sot dhe nesër, i vranët dhe me reshje shiu

Aktuale January 22, 2021 - 08:05

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët, deri mesatar.

Sipas IHMK-së, për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes nuk parashihet të ketë ngrica, kurse mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.