Zyberaj flet për synimet e AKR-së “si pjesë e qeverisë së ardhshme”

Zyberaj flet për synimet e AKR-së “si pjesë e qeverisë së ardhshme”

Aktuale January 21, 2021 - 23:37

Këshilltari politik i Behgjet Pacollit dhe kandidati për deputet në radhës e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka njoftuar për synimet e Aleancës Kosova e Re në qeverisjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Zyberaj njoftoi për vizitat që kanë bërë gjatë ditës sot bashkë me Pacollin.

“Me Presidentin Pacolli kemi vazhduar me aktivitetet tona për mobilizimin e strukturave të AKR-së përreth Kosovës duke vizituar Rahovecin, Prizenin dhe Gjakovën dhe duke u takuar me degët e AKR-së dhe qytetarët për të diskutuar vizionin tonë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, shkruan Zyberaj.

Kandidati për deputet theksoi se AKR-ja do të punojë në zhvillimin ekonomisë e në finalizim të dialogut me Serbinë.

“AKR është e përkushtuar si pjesë e qeverisë së ardhshme: për të zhvilluar ekonominë e Kosovës, për të adresuar sfidat shëndetësore dhe socio-ekonomike që dalin nga pandemia dhe të punojë me aleatët dhe partnerët tanë për të finalizuar dialogun me Serbinë me një marrëveshje të njohjes reciproke dhe të punojmë për të sjellë para Gjykatës e Speciale kriminelët serbë të luftës të cilët kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë”, thuhet në postimin e Zyberajt./Zëri

 

Me Presidentin Pacolli kemi vazhduar me aktivitetet tona për mobilizimin e strukturave të AKR-së përreth Kosovës duke...

Posted by Jetlir Zyberaj on Thursday, January 21, 2021