Rreth 600 të shëruar nga COVDI-19 për një ditë në Maqedoninë e Veriut

Rreth 600 të shëruar nga COVDI-19 për një ditë në Maqedoninë e Veriut

Aktuale January 21, 2021 - 22:08

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 356 raste të reja nga 1906 testime. Qytetet më të prekura janë Shkupi (171 infeksione), Ohri (20) dhe Tetova (19).

Po ashtu, autoritetet kanë raportuar 15 viktima, numër në rritje krahasuar me një ditë më parë, kur u shënuan 13 vdekje.

Lajmi i mirë është se 587 pacientë e kanë mposhtur pandeminë, për një total prej mbi 75 mijë të shëruarish.

Pas bilancit të sotëm, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vend shkon në afro 90 mijë, kurse i viktimave shkon në 2754. Për momentin shënohen 11676 raste aktive./A2News