Hoxhaj thotë se mjekëve dhe infermierëve do t’ua rrisë pagat për 30% në muajt e parë të qeverisjes

Hoxhaj thotë se mjekëve dhe infermierëve do t’ua rrisë pagat për 30% në muajt e parë të qeverisjes

Aktuale January 21, 2021 - 19:55

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar se do t’u rrisin pagat mjekëve dhe infermierëve në muajt e parë të qeverisjes.

Këtë premtim Hoxhaj e bëri sot gjatë vizitës së në Spitlain Rajonal të Prizrenit.

“Me programin e rimëkëmbjes, së bashku me mjekët dhe infermierët do ta rimëkëmbim shëndetësinë. Për këta heronj të kësaj kohe, do t'i rrisim pagat ë deri në 30% që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së”, shkruan Hoxhaj në një postim në “Facebook”.

Po ashtu Hoxhaj theksoi se me programin e rimëkëmbjes së PDK-së “të gjithë do të trajtohen dinjitetshëm”.

Kryetari i PDK-së në këtë takim falenderoi mjekët dhe infermierët për punën gjatë pandemisë.

“Vizitova mjekët dhe infermierët në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe i falenderova për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë”, shrkuan Hoxhaj./Zëri

 

Vizitova mjekët dhe infermierët në Spitalin Rajonal të Prizrenit ë dhe i falenderova për punën e jashtëzakonshme që po...

Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, January 21, 2021