Islami i AAK-së: Ethem Arifi e la jashtë listave sunduesin e plotfuqishëm Albinin

Islami i AAK-së: Ethem Arifi e la jashtë listave sunduesin e plotfuqishëm Albinin

Aktuale January 21, 2021 - 19:29

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Dardan Islami ka thënë se ish-deputeti Ethem Arifi e mori në qafë Kuvendin, pas shpalljes së pavlefshme të votës së tij nga Gjykata Kushtetuese, me ç'rast edhe qeveria u shpall e pavlefshme, duke e çuar vendin në zgjedhje.

Islami po ashtu ka ironizuar edhe me vendimin e KQZ-së, sipas të cilit deputetët të cilët kanë qenë të dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, nuk lejohet që të kandidojnë.

Në këtë listë është edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.

"Ehh more Ethem Arifi a e ka bo kush mend qe bje ti, dhe i merr ne qafe komplet Kuvendin me 120 deputet, Qeverine, sistemin demokratik, dhe per ma keq e len jashte listave sunduesin e plotfuqishem Albinin dhe kolegen e tije Albulenen!? Ehh more Ethem more Ethem çka ishe ti?", ka shkruar Islami në "Facebook". /Zëri