Lladrovci kërkon nga qytetarët e Drenasit të jenë “syçelë” në votimin e 14 shkurtit

Lladrovci kërkon nga qytetarët e Drenasit të jenë “syçelë” në votimin e 14 shkurtit

Aktuale January 21, 2021 - 18:49

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komunë që të jenë “syçelë” në votimin e tyre më 14 shkurt.

Lladrovci kërkoi që qytetarët të mos të “habiten” nga premtimet “pa logjikë” që po japin të parët e vendit gjatë fushatës.

“Ju ftoj të jeni syçelë se kujt po ia jepni votën. Mikpritje secilit dhe premtim secilit, për ata që po premtojnë gjithçka për Drenasin, ndërsa më 14 Shkurt, votën më meritorëve që komuna e Drenasit të jetë prioritet i atyre që zgjedhën.

Për fat të keq, këto lloj fushatash të premtimeve që po jepen para qytetarëve tanë pa logjikë e kufizim, po shkaktojnë jo vetëm huti, por edhe habi. Ku ishin këta demokratë qe 20 vjet, ku ishin këta patriotë qe sa mandate, për të punuar e kontribuar për Drenasin dhe Drenicën që tashmë e kanë gojën plotë me premtime”, shkruan i pari i Drenasit.

Lladrovci theksoi se kandidatët e PDK-së duhet të çmohen dhe ka vlerësuar komunën e Drenasit si vend shembull i mikëpritjes.

“Pavarësisht se kush i ka propozuar, apo për kë “punojnë” kandidatët e PDK-së në Drenas, duhet të çmohen. Ua kam tërhequr vëmendjen edhe më herët publikisht me fjalën e urtë për pulën që ha grurin në Drenas... Komuna jonë dhe Drenica në përgjithësi, ka qenë, është dhe mbetet shembull i mikpritjes dhe respektit për mysafirin. Në fushata politike, komuna jonë po bëhet zonë e interesit ‘të veçantë’, duke pritur parti politike dhe personalitete që janë të njohura në opinion se kush e ‘emëroi’, ‘i kujt është’ madje, edhe për kë ‘punon’”, shkruan Lladrovci në një postim në “Facebook./Zëri

 

Qytetarë të komunës së Drenasit, Komuna jonë dhe Drenica në përgjithësi, ka qenë, është dhe mbetet shembull i...

Posted by Ramiz Lladrovci on Thursday, January 21, 2021